Trusti: Vlera e aksioneve është tkurrur për 118 milionë euro

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 20:37
Trusti: Vlera e aksioneve është tkurrur për 118 milionë euro

Gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv, ka deklaruar  zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukranië dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro.

Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro.

(Kosova Sot Online)