
Qytetari dëshmon si e mashtruan: Shita veturën për ta siguruar vizën

Lumturan Shurdhani është vetëm një nga 400 personat që pretendon se ra pre e agjencisë turistike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shurdhani thotë se për të siguruar paratë përmes të cilave i premtohej se do të siguronte vizën, kishte pasur mjaft vështirësi.
E në ditën kur ky rast që ndodhi para më shumë se një viti do të trajtohej në institucionet e drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi pjesëmarrjen e mediave.
Megjithatë vendimi i gjykatësit ishte ndryshe nga kërkesa e tyre.
Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi vazhdoi t’i paraqes ankesat e saj, e kësaj radhe për një nga dëshmitarët, i cili këtë të premte u dëgjua për herë të tretë.
Dy prej tre të akuzuarve janë në paraburgim.
Kjo agjenci turistike po akuzohet se ka përfituar rreth 2 milionë euro nga qytetarët.
Në përfundim të seancës, u vendos që procesi gjyqësor të vazhdojë në maj.
(Kosova Sot Online)