Detaje nga takimi i Osmanit me QUINT-in, BE-në dhe OSBE-në

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 22:14
Detaje nga takimi i Osmanit me QUINT-in, BE-në dhe OSBE-në

Sot me përfaqësuesit e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së, është takuar presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbisë dhe tema të tjera.

Siç është bërë e ditur, Osmani ka shkuar për takim me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

(Kosova Sot Online)