Raportohet se orteku ka mb'ytur 4 persona
Në veri të Norvegjisë, raportohet se katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pesë anëtarët e një grupi turistësh të huaj u përfshinë nga një ortek pranë Kavrigtiden, një majë mali në veri të Norvegjisë, i cili vrau një prej tyre dhe plagosi dy të tjerë.
Kryetari i bashkisë së Lingen, tha se turistët kishin mbërritur në zonë nga Italia.
Sipas Morten Petersen, një zëdhënës i policisë së Tromsø, dy persona të tjerë vdiqën më vonë kur një ortek mori përpara një shtëpi dhe një magazinë dhe i hodhi në det në ishullin Reynoja.
Në momentin e aksidentit në magazinë ndodheshin 140 dhi.
Vonë në mbrëmje, policia raportoi se një person i katërt ishte vrarë nga një ortek në rajonin Nordreisa.
“Ky person ka qenë pjesë e një grupi turistësh të huaj. Një tjetër pjesëtar i këtij grupi ka pikasur (viktimën) dhe ka njoftuar shërbimet e shpëtimit”, njofton policia, pa specifikuar kombësinë e burrit.
Pesë anëtarët e një grupi turistësh të huaj u përfshinë nga një ortek pranë Kavrigtiden, një majë mali në veri të Norvegjisë, i cili vrau një prej tyre dhe plagosi dy të tjerë.
(Kosova Sot Online)