Gjilan: Familjarët rrahen mes vete për pronë, Policia i arreston

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 09:36
Gjilan: Familjarët rrahen mes vete për pronë, Policia i arreston

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Gjilan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Tre persona familjarë në mes veti janë arrestuar, pasi janë përleshur në mes veti për arsye pronë.

Personat kanë marrur lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

Me vendim të Prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE-Gjilan 31.03.2023-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)