Arrestohet një person në Mitrovicë, e goditi me një sëpatë një person

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 11:10
Arrestohet një person në Mitrovicë, e goditi me një sëpatë një person

Një person në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është arrestuar, pasi ka goditur me një sëpatë një person, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur më datën 31 mars, rreth orës 13:00.

Viktima është dërguar në spital për të marrur tretman mjekësor, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë.

(Kosova Sot Online)