Duke filluar nga sot rryma shtrenjtohet 15 për qind

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 11:22
Duke filluar nga sot rryma shtrenjtohet 15 për qind

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendimin që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar që nga dita e sotme dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Në paragrafin poshtë janë te cekura detajet se për sa euro do të shtrenjtohet faturat.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kËh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kËh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kËh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kËh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

(Kosova Sot Online)