‘Tradhtari i FBI-së’/ Guerriero: Po shkruaj një libër për aferën McGonigal

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 11:48
‘Tradhtari i FBI-së’/ Guerriero: Po shkruaj një libër për aferën McGonigal

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka zbuluar se po shkruan një libër për aferën e ish-agjentit të lartë të FBI-së.

Në një postim, ajo thotë se “po shkruaj një libër për tradhtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe për veten dhe mënyrën se sa keq më trajtoi FBI”.

Guerriero është bërë një personazh i njohur edhe për opinionin publik shqiptar.

Ajo ka treguar se sa i lidhur ishte Charles McGonigal me Edi Ramën, me të cilin jo vetëm dilnin në dreka e darka, por edhe komunikonin për orë të tëra.

Në një rast, Guerriero tha se Rama dhe McGonigal konsumuan një darkë në Nju Jork me një vlerë prej 10 mijë dollarësh.

Guerriero ka postuar edhe një pjesë të kapitullit të parë të librit të saj në median sociale.

(Kosova Sot Online)