Këto lagje në Prishinë kanë mbetur pa ujë

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 11:55
Këto lagje në Prishinë kanë mbetur pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të mbesin pa furnizim me ujë “Qyteza Pejton” dhe lagjia “Dardania”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marrur me riparimin e defektit në mënyrë që uji të rikthehet sa më shpejtë.

“Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)