Aksident i rëndë: Përplasen 3 automjete, 2 persona në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 17:12
Aksident i rëndë: Përplasen 3 automjete, 2 persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Si pasojë e lëndimeve, 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”.

(Kosova Sot Online)