Gjilan: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 18:00
Gjilan: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) revole e llojit Sigsaver dhe gjashtë (6) fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”.

(Kosova Sot Online)