26 persona të vdekur nga tornadot në SHBA

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 09:30
26 persona të vdekur nga tornadot në SHBA

Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Viktimat ishin nga shtetet: Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se foli me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë.

Qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete.

Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA PowerOutage.


(Kosova Sot Online)