Daçiq: Është shumë e qartë një krizë e re e prodhuar nga Prishtina

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 13:28
Daçiq: Është shumë e qartë një krizë e re e prodhuar nga Prishtina

Përmes arrestimit të serbëve në Kosovë, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina”, tha Daçiq.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Daçiqi e dha këtë deklaratë pas takimit të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë të Serbisë, një ditë pasi policia e Kosovës arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale.


(Kosova Sot Online)