Gjukanoviq voton në Podgoricë

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 16:47
Gjukanoviq voton në Podgoricë

Presidenti aktual i Malit të Zi dhe njëherit kryetari i Partisë Socialdemokrate, Millo Gjukanoviq ka votuar sot në Podgoricë.

Ai ishte nën shoqërimin e gruas Lidija dhe djalit Bllazha, të cilët u panë duke shkuar në një shkollë në Podgoricë për ta kryer obligimin qytetarë.

Ai para gazetarëve tha se pret të ketë një proces të rregullt zgjedhor.

“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe besoj se ashtu do të jetë. Është një moment i mirë që Mali i Zi të paralajmërojë rikthimin në rrugën e zhvillimit evropian, se po fillon një kohë e re më emirë ku Mali i Zi do të tregojë karakterin e vërtetë”, tha Gjukanoviq.

I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai tha se për momentin ato varen nga “fqinji që përpiqet të ndërhyjë në proceset e brendshme të atij vendi”.

(Kosova Sot Online)