Sot grevë njëorëshe nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 08:14
Sot grevë njëorëshe nga punëtorët e KEK-ut,   kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të mbajnë grevë për një orë. Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Re KEK, transmeton "Kosova Sot Online".

Greva mbahet nga ora 07:00 deri në 08:00 në vendet e punës dhe para dyerve të hyrjeve dhe daljeve.

Qëllimi i grevës është rritja e pagave.

“-Ftohen anëtarët e SR – KEK-ut dhe të gjithë punëmarrësit tjerë të KEK-ut që duan të na bashkëngjiten, që në bazë të vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të datës: 27.03.2023 dhe ligjit për organizim sindikal në Kosovë të nenit 27 pika 1dhe 2, që  të merrni pjesë në GREVË një orëshe të organizuar nga ora 07 deri në ora 08 me datën: 03.04.2023 (ditë e Hënë) deri me 07.04.2023(ditë e Premte) me përjashtim të punëmarrësve që janë të kyçur drejtpërdrejtë në prodhim të blloqeve në Termocentrale.  -GREVA do të mbahet- në vendet e punës dhe para dyerve(Rampave) të hyrjeve dhe daljeve. Greva ndryshon nga data 10.04.2023 (ditë e Henë). Qëllimi i GREVËS është :  1..Ngritja e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut.”

(Kosova Sot Online )