Arroganca e qeverisë Rama do marrë fund', Meta në Berat: Më 14 maj çrrënjosim monizmin

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 08:19
Arroganca e qeverisë Rama do marrë fund', Meta në Berat: Më 14 maj çrrënjosim monizmin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Berati në takimin me kandidatin e opozitës Zija Ismaili, ka deklaruar se marrëveshja e arritur me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për zgjedhjet e14 majit, është bashkim i forcave që do të sjellë ndryshimin. Kandidatët e koalicionit tonë, ka theksuar Meta, janë figura me integritet ndryshe nga Rilindja që synim ka vetëm korrupsionin.

Kryetari i Partisë së Lirisë në takimin me kandidatin e opozitës  në Berat Zija Ismaili, ka deklaruar se betoni ka deformuar urbanistikën e këtij qyteti dhe jo vetëm, ndërsa ka shtuar se beson se arroganca e Rilindjes, e cila sipas tij ndërton korrupsionin, do të marrë fund më 14 maj me votën.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Meta, marrëveshja me Berishën dhe kandidatët e koalicionit’ bashkë fitojmë’ do të jenë kryebashkiakët që derën do ta kenë të hapur për qytetarët ashtu si Zija Ismali, ndryshe nga rilindja që synim ka vetëm korrupsionin.

Më 14 maj ka thënë Meta do të çrrënjosim monizmin e të rivendosim llogaridhënien.

(Kosova Sot Online)