Rusia goditet nga një tërmet i fuqishëm

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 09:15
Rusia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Kamçatkas në Rusinë e largët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lëkundjet janë ndëgjuar në qytetin e Petropavlovsk-Kamchatsky.

Shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse tha se tërmeti goditi afër gjirit Avacha në bregun juglindor të Gadishullit Kamçatka.

(Kosova Sot Online)