Rama për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Luftuan kundër spastrimit etnik

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 09:24
Rama për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Luftuan kundër spastrimit etnik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron absurde mbajtjen në qeli të ish-krerëve të UÇK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edi Rama  tha se ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër spastrimit etnik, ndërsa sot janë prapa hekurave pa asnjë akuzë.

“Ajo që po kalojnë ata është diçka që mund ta përkufizoja me fjalën e tmerrshme, pro nga ana tjetër kanë sfiduar sensin e përgjithshëm edhe më parë, e kanë sfiduar në një mënyrë shumë ekstreme kur kanë menduar të veprojnë për të pavarësuar Kosovën atëherë kur askush nuk e qaste fare si ide. Diçka heroike që sot shumëkush e harron dhe nuk janë të gjithë ata që e mendojnë sot se pa Hashim Thaçin dhe ata që janë atje, sot askush nga ata që i japin gojës pa fre, nuk do kishin gojë fare sepse nuk do i linte njeri të hapnin gojën. Kjo betejë është e barabartë me betejën me armikun atëherë, edhe pse kjo është tjetër gjë se është betejë me mikun”, u shpreh Rama.

(Kosova Sot Online)