Avdyli: E vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 11:01
Avdyli: E vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Deputeti, Haxhi Avdyli, ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij me rënien e Milo Gjukanovic nga pushteti atje, janë dy emra, që sipas Avdylit mund ta ndalimin krijimin e Botës Serbe.

Sipas Avdylit, pos kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

Reagimi i plotë:

Pas rënjes së Gjukanoviqit në Mal të zi , e vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Bota Serbe e maskuar shpesh si Ballkani Hapur, me tentakulat e saj, me parti politike Serbe në vende fqinje, por edhe akterë brenda partive vendore Kosovare, Malazeze, Maqedone e Shqiptare, e përmes Rusisë ka për të punuar për destabilizim të Ballkanit, dhe ka për të sabotuar çdo marrëveshje Evropiane për paqe.

(Kosova Sot Online)