Rohde: UÇK-ja nuk po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 12:26
Rohde: UÇK-ja nuk po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, siç tha ai, po akuzohen për krime të rënda lufte, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë”, shkroi ambasadori.

(Kosova Sot Online)