Vdes punëtori i Minierës “Trepça”, ra nga një lartësi e objektit

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 12:57
Vdes punëtori i Minierës “Trepça”, ra nga një lartësi e objektit

Një punëtor i Minierës “Trepça” ka vdekur në vendin e tij të punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është një 58 vjeçar, ku dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thanë policia.

Më tutje është bërë e ditur se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)