
Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin, jo kriminelët që e vranë qytetarin nga fotografia e publikuar si “dëshmi”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lladrovci ka shkruar se prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.
Në fund, Lladrovci ka shkruar se kërkon drejtësi për çlirimtarët.
Postimi i plotë:
Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023.
Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë.
Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.
Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët!
Drejtësi për çlirimtarët!.