Abott:As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 13:47
Abott:As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se as lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen, përcjell “Kosova Sot Online”.

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)