Kurti takohet me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 14:19
Kurti takohet me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.

(Kosova Sot Online)