Krasniqi nga Haga: Ky proces gjyqësor është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e luftës çlirimtare

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 14:46
Krasniqi nga Haga: Ky proces gjyqësor është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga Haga ka thënë se është shumë e rëndësishme për të jetë prezent në fillimin e këtij procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka thënë se ky proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së sipas tij është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare,

“Është me rëndësi që në ditën e parë të fillimit të këtij procesi gjyqësor të jem këtu prezent, pasi e konsideroj se është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare, është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët tanë”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)