Kadrijaj: Provat e Gjykatës Speciale janë të porositura nga regjimi i Serbisë, kjo është padrejtësi

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 15:02
Kadrijaj: Provat e Gjykatës Speciale janë të porositura nga regjimi i Serbisë, kjo është padrejtësi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka quajtur të porositura nga Serbia, “provat” e paraqitura nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kadrijaj ka thënë se Kosova, beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së të cilët sipas saj po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Kjo është e padrejtë, se çfarë po i ndodh atyre, 24 vite pas lufte, kjo është padrejtësi e radhës, sepse të gjykohen ata që kanë bërë luftë të drejtë dhe luftë çlirimtare është padrejtësi. Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatë dhe beson në pafajësinë e ushtarëve të UÇK-së, sepse gjithmonë i janë përgjigjur thirrjeve që u janë bërë. Është pa, Ato fakte dhe dëshmi nga Gjykata e Hagës, kanë qenë të fabrikuara, të blera dhe të porositura nga regjimi i Serbisë dhe në fakt drejtësia ka triumfuar, e kemi në rastet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë kthyer faqebardhë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)