Osmani takon përfaqësuesit e posaçëm të Gjermanisë, Francës, Austrisë

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 15:16
Osmani takon përfaqësuesit e posaçëm të Gjermanisë, Francës, Austrisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarit e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner, përcjell "Kosova Sot Online".

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës.

Osmani ka falënderuar z. Sarrazin dhe z. Einger për angazhimin e Gjermanisë dhe Austrisë për integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, teksa ka theksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë do të vazhdojë.

(Kosova Sot Online)