E konfirmon Stoltenberg, Finlanda nesër bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 15:23
E konfirmon Stoltenberg, Finlanda nesër bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg ka konfirmuar lajmin e Presidencës finlandeze se ky vend do t’i bashkohet Aleancës.

Finlanda do të depozitojë instrumentin e saj të anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në qeverinë amerikane në Bruksel të martën, më 4 prill, përpara fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto bën depozitën. Ceremonia e ngritjes së flamurit për të festuar anëtarësimin e Finlandës në NATO do të zhvillohet në selinë e NATO-s pas depozitimit të dokumentit të anëtarësimit.

(Kosova Sot Online)