Konjufca: Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 15:33
Konjufca: Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën

Ka filluar në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se tani jemi duke i vuajtur disa vendime të së kaluarës.

Ai theksoi se themelimi i Speciales e ka dëmtuar Kosovën.

“Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)