Gjenden mbetje të eshtrave të njeriut në këtë liqen

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 15:52
Gjenden mbetje të eshtrave të njeriut në këtë liqen

SPB Tetovë njofton se dje në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet të njeriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore-Mavrovë është raportuar se tek vendi i “Kali i Bardhë” në ujërat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, të Gostivarit janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu.

Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

(Kosova Sot Online)