Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 18:08
Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja

Gresë Krasniqi, e bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, ka shkruar për babanë e saj, i cili u shfaq sot bashkë me të akuzuarit të tij, para gjykatës Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime.  Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar Krasniqi.

Gjykimi i krerëve të UÇK-së nisi pas më shumë se dy vjet e gjysmë prej kohës kur ata janë arrestuar.

Prokurorët e Speciales sot lexuan disa prej akuzave, të bëra për katër krerët e UÇK-së si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Në pjesën e parë u shpalosën dëshmi që, sipas tyre, tregojnë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka vepruar i organizuar, ka pasur kompetenca ekzekutive dhe se në strukturat e UÇK-së ka pasur përgjegjësi, sipas hierarkisë. 


(Kosova Sot Online)