Qytetari bie nga lartësia dhe humb jetën

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 21:42
Qytetari bie nga lartësia dhe humb jetën

Një 50-vjeçar humbi jetën, pasi u aksidentua gjatë punës një një fabrike mielli në pronësi të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në afersi të fshatit Rrilë të Lezhës.

Viktime mbeti Ndue Gjinaj.

50-vjeçari mësohet se ra nga një lartësi prej 3 metrash, duke marrë dëmtime të shumta në pjesën e kokës.

Ai dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën në spital 30 minuta pas ngjarjes.

Në lidhje me rastin, policia nisi hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Punës tha se do të do të nisë verifikimet, për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky është aksidenti i tretë në punë me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës.

Në muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni.

Ndërsa në muajin mars një mekanik në Kurbin gjeti vdekjen, pasi automjeti që po riparonte e zuri poshtë.

(Kosova Sot Online)