Kjo është tema kryesore sot në Bruksel në mes Bislimit e Petkoviqit

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 08:02
Kjo është tema kryesore sot në Bruksel në mes Bislimit e Petkoviqit

Dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pritet të takohen të sot për të diskutuar mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, përfshirë edhe krijimin e një Komisioni të Përbashkët.

Bashkimi Evropian tha se udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes së energjisë pritet të diskutohet në takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, transmeton "Kosova Sot Online".

“Palët kanë përmbushur vetëm pjesërisht detyrimet e tyre në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë. Mbetet për të bërë më shumë dhe kjo do të diskutohet gjatë takimit të ardhshëm të Kryenegociatorëve”, i tha RTV21, të hënën, zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

(Kosova Sot Online)