Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 08:30
Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se sot Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në ditën e parë të mbledhjes Finlanda do të shpallet anëtarja e 31-të ndërsa flamuri i saj do të ngrihet në selinë e NATO-s.

Stoltenberg tha se kjo do të bëjë më të sigurtë vendin në fjalë dhe më të fuqishme Aleancën.

(Kosova Sot Online)