Daçiq: Kosova do të bëj gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 12:55
Daçiq: Kosova do të bëj gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, ku tha se Beogradi mund të zbatojë vetëm atë që ka marrë si obligim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, për Asociacionin e Komunave Serbe, ai tha se Kosova do të bëjnë gjithcçka për të penguar këtë gjë.

“Presidenti i vuri në dukje qartë vijat tona të kuqe, prandaj ai nuk donte t’i nënshkruante ato akte, ai verbalisht u shkëput nga pjesët që për ne kontestohen-pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq për Blic. TV.

“Ne e dimë se ata (Kosova), do të bëjnë gjithcka për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe kjo hedh një re të madhe dyshimi mbi qëllimet e tyre”, theksoi Daçiq.

(Kosova Sot Online)