E përplasi kamioni, vdes këmbësori 32 vjeçar

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 13:30
E përplasi kamioni, vdes këmbësori 32 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një kamion ka aksidentuar për vdekje këmbësorin 32 vjeçar.

Rasti është duke u hetuar lidhur me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)