Durimishi: Raporti i DASH-it ka fuqi shumë më të madhe sesa një komunikatë e UÇK’së

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 18:11
Durimishi: Raporti i DASH-it ka fuqi shumë më të madhe sesa një komunikatë e UÇK’së

Për procesin e gjykimit që ka filluar në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka folur Ramiz Durimishi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Durimishi ka folur për vlerën e provave të ofruara nga mbrojtja dhe nga prokuroria.

Ai ka thënë se një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit ka fuqi shumë më të madhe sesa një komunikatë e UÇK’së.

Megjithatë ai ka thënë se do të jetë më e vështirë për të cilësuar dëshmitë e dëshmitarëve sa i përket cilëseisë së tyre.

“Raporti i DASH-it është provë shumë ma e fuqishme sesa një komunikatë e UCK-së. Por në rastin e deklaratave të dëshmitarëve, kur të kemi deklarata të përgjysmuara, s’do të mund të kemi një opinion”, ka thënë Durimishi.

(Kosova Sot Online)