Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët
Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Eurozonë u ngadalësua në shkurt, duke shënuar nivelin e tij më të ulët në gati një vit e gjysmë, pas uljes së kostove të energjisë, sipas “Eurostat”.
Indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi një rritje vjetore prej 13,2% në muajin shkurt, pas një rritjeje prej 15,1% në janar.
Çmimet ishin parashikuar të rriteshin me 13,3%.
Kjo ishte norma më e ulët e inflacionit që nga korriku 2021, kur çmimet u rritën me 12,4%.
Pa përfshirë energjinë, inflacioni i çmimeve të prodhimit u ul në 10,2% nga 11,1%.
Çmimet e energjisë u rritën me 17,4% në terma vjetore, pas rritjes prej 20,7% në muajin janar.
Çmimet e produkteve të ndërmjetme u rritën në 9,3%, krahasuar me 11, 2% një muaj më parë.
Rritja e çmimeve të produkteve kapitale ka qenë e qëndrueshme në 7,3%.
Produktet e konsumit afatgjatë u rritën në 8,7%, pas një rritjeje prej 9%.
Ndërsa, çmimet e produketeve të konsumit jo të qëndrueshme u rritën 15,2% krahasuar me 15, 4% një muaj më parë.
Në baza mujore, çmimet e prodhimit ranë me 0,5% në shkurt për shkak të rënies prej 1,6% të çmimit të energjisë.
Ekonomistët kishin parashikuar që çmimet të binin 0,3% pas një rënieje prej 2,8% në janar.
(Kosova Sot Online)