Djali vret me pushkë gjuetie nënën

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 22:46
Djali vret me pushkë gjuetie nënën

Një 71-vjeçare u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e kësaj të marte. Ajo u gjet e pajetë në një makinë në zonën e Kalqedonit, në Greqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është identifikuar djali i saj 34 vjeç. I riu raportohet se vuan nga probleme psikologjike dhe thuhet se e konsideronte nënën përgjegjëse për vdekjen e babait të tij.

Gruaja ishte e njohur për autoritetet. Ajo kishte precedentë për raste droge dhe madje ishte burgosur dhe liruar.

Viktima u gjet brenda një automjeti të bardhë, e ulur në sediljen e pasagjerit, pas godinës së Drejtorisë së Bujqësisë, pranë varrezave.

Automjeti është pikasur nga një punonjës i Departamentit të Bujqësisë rreth orës 7:45 të mëngjesit.


(Kosova Sot Online)