Trump: Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 20:05
Trump: Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë

Derisa i drejtohej Gjykatës së Manhatanit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

 

Në “Truth Social”, Trump u shpreh se kjo që po i ndodhte i dukej surreale dhe nuk i besohej se diçka e tillë po ndodh në SHBA, shkruan CNN.

“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.

Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e procedurës.

Më pas, ish presidenti do të dalë përpara gjykatësit ku edhe do të njihet zyrtarisht me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga prokuroria.

(Kosova Sot Online)