Bislimi lajmërohet nga Brukseli, tregon se çka u diskutua

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 20:31
Bislimi lajmërohet nga Brukseli, tregon se çka u diskutua

Në Bruksel ka përfunduar takimi trepalësh në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi, ku u diskutua zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, Bislimi ka paralajmëruar për mundësinë e një takimi në nivel të liderëve të të dyja vendeve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, brenda muajit prill.

“Pati një dakordim mes palëve që takimi i radhës të niliet të lartë politik të mbahet më 22 prill", tha ai.

(Kosova Sot Online)