Dragash:70-vjeçari e fyen e kërcënon bashkëshorten e tij, 69-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 08:06
Dragash:70-vjeçari e fyen e kërcënon bashkëshorten e tij, 69-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Në fshatin Kuklibeg të Dragashit, dje një grua e moshuar ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

69-vjeçarja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar dhe e ka ofenduar me fjalë të rënda.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 70-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)