61-vjeçari përplas me veturë 2 djemtë që po udhëtonin me biçikletë

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 08:42
61-vjeçari përplas me veturë 2 djemtë që po udhëtonin me biçikletë

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në Elbasan, ku një veturë që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijë të moshës 12 dhe 16 vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata po udhëtonin me biçikletë anash rrugës.

Të rinjtë kanë marrur trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(Kosova Sot Online)