Vrasje në tentivë në Gjilan, plagosen dy persona

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 10:03
Vrasje në tentivë në Gjilan, plagosen dy persona

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar, pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, shkruan “Kosova Sot Online”.

Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi është lënduar nga arma e zjarrit, kurse tjetri është liruar pasi ka marrur trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja, teksa rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Gjilan 04.04.2023 – 14:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)