Krasniqi flet për torturat ndaj tij: Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 10:52
Krasniqi flet për torturat ndaj tij: Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet

Jakup Krasniqi, gjatë seancës së sotme ka thënë se aktakuzën e tanishme e konsideron të palogjikshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës, duke thënë se ndaj tij është ushtruar dhunë e tmershme.

Jakupi tha se si pasojë e rrahjeve, ai i ka pasur këmbët dhe duart e ënjtura.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë. Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg. I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”.

(Kosova Sot Online)