E rëndë:17-vjeçarja shqiptare vdes në mënyrë misterioze para syve të babait

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 11:29
E rëndë:17-vjeçarja shqiptare vdes në mënyrë misterioze para syve të babait

Një adoleshente shqiptare ka vdekur në mënyrë misterioze sot në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se vajza po udhëtonte me babain nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë dhe humbi ndjenjat.

Babai i vajzës e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Pritet qe autopsia të tregoj rreth shkaqeve të vdekjes së saj.

(Kosova Sot Online)