Policia e Kosovës pritet të bëj hapjen e një konkursi të ri

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 12:22
Policia e Kosovës pritet të bëj hapjen e një konkursi të ri

Zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Baki Kelani, paralajmëroi hapjen e një konkursi së shpejti nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në bazë të vlerësimeve dhe nevojave policore, pritet që së shpejti Policia e Kosovës të hap prap konkurs, e që për këtë do te jëni të njoftuar me kohë, se kur dhe për çfarë nevoja do të hapet konkursi i radhës”, tha Kelani.

Ai u pyet nëse ky konkurs u dedikohet minoriteteve.

Ai tha se nuk përjashtohen edhe konkurset e tjera të radhës që do ti dedikohen edhe shqiptarëve.

“Nevojat operacionale do ta diktojnë shpalljen e konkursit, për dorëheqjet – ka qenë konkursi i fundit që u shpall për drejtorinë rajonale të Mitrovicës së Veriut, ata që i kanë kaluar fazat do t’i bashkohen gjeneratës. Ka nevojë të ketë ende kadetë të komuniteteve të tjera, mund të jetë edhe konkurs që do t’i dedikohet kryesisht minoriteteve, por nuk përjashtohen edhe konkurset e tjera të radhës që do ti dedikohen edhe shqiptarëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)