Vuçiq takon senatorët francez, flet për marrëveshjen e Ohrit

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 15:12
Vuçiq takon senatorët francez, flet për marrëveshjen e Ohrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot delegacionin e Senatit të Francës, ku gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në rajon dhe dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takim është biseduar edhe për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, e në veçanti në sferën e investimeve të reja të mëdha, është bërë e ditur në llogarinë e tij në Instagram të Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)