Dy persona në Gjilan vjedhin çantën me shumë para

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 16:51
Dy persona në Gjilan vjedhin çantën me shumë para

Për një grabitje të ndodhur në rrugën "Idriz Seferi’" në Gjilan, rreth orës 08:45 është informuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se “dy persona të maskuar duke përdorur sprej, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një çantë në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave”, njofton policia.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.


(Kosova Sot Online)