Hoti: Kjo qeveri s’ka lidhje me shtet

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 17:08
Hoti: Kjo qeveri s’ka lidhje me shtet

Qasjen e Qeverisë Kurti në ekonomi, në raport me investimet kapitale, e ka kritikuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Hoti tha se, sipas “Raportit për buxhet 2022”, qeveria ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale, derisa vetë investimet kanë qenë shumë të ulëta.

“Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?! Besoj se Qeveria ka shumë punë për të sqaruar arsyeshmërinë e këtyre pagesave”, ka reaguar deputeti Hoti në Facebook.

“Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë”, shkroi tutje.

(Kosova Sot Online)